Këngetarja e njohur shqiptare, Greta Koci, ka ndarë një lajm të jashtëzakonshëm me ndjekësit e saj duke bërë të ditur se sot është bërë nënë e një djalë të bukur.
Në një postim të emocionuar në rrjetet sociale, Greta shkruan: “Sot u bekova me një djale. Asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk u krahasoka me këtë moment.
Është dita më e bukur e jetës sime! Faleminderit Zotit dhe të gjithë ekipit mjekësor në Amsterdam”- ka shkruar ajo.
Greta ka shpërndarë këtë lajm me një foto në prani të djalit të saj, duke mbajtur dorën e djalit si dhe dashuria për këtë moment të paharruar. Fansat dhe kolegët e saj nga skena muzikore kanë reaguar me urime dhe dashuri për këtë ngjarje të mrekullueshme.
Në ditët në vazhdim, pritet që Greta Koci të ndajë më shumë momente nga kjo periudhë e re në jetën e saj, duke shpallur seanca të tjera të paharrueshme pranë djalit të saj të sapobërë.