Fatmir Haxholli, i cili është sekretar i parë në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, sot është gjobitur jashtëligjshëm nga autoritetet serbe kinse për tejkalim të shpejtësisë, ani pse ai ishte nën përcjelljen e mbrojtjes së afërt siç e parasheh ligji.
Sipas Haxhollit, qëllimi i vërtetë i kësaj qasje të papranueshme ishte që përmes mashtrimit dhe lajthitjes, siç edhe kërkuan, të marrin nga ai nënshkrimin e tij nga pozita zyrtare, në një dokument zyrtar serb, ku në shkelje flagrante ndaj dokumentit identifikues, numrit të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës, ishte shkruar R. Serbisë.
“Normalisht unë protestova ashpër ndaj kësaj qasje fyese dhe manovruese, duke ua sqaruar që ndonëse gjoba është shqiptuar në shkelje të ligjeve të tyre, unë do ta nënshkruaja çfardo dokumenti ku referenca është e saktë, pra nëse autoritetet serbe e vendosin saktë: Fatmir Haxholli, zyrtar, respektivisht diplomat i Republikës së Kosovës”, tha Haxholli.