Pa shenja jete u gjet 86-vjeçarja e cila po kërkohej nga data 24.03.2024 në Rahovec.
Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjakovës e konfirmoi për KALLXO.com gjetjen e viktimës.
“Sot derisa kemi qenë në verifikim të informatës për një të moshuar të zhdukur, jemi informuar se e njëjta (femër e lindur në vitin 1937) sot në mëngjes është gjetur pa shenja jete në fushë të hapur në mes të fshatit Ratkoc dhe Vrajak-Rahovec (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen)”- deklaroi Elezaj.
Si “hetim i vdekjes” u inicua ky rast kurse trupi i pajetë u dërgua në IML për obduksion.