Kryetari i AAK-së, RAmush Haradinaj në përvjetorin e Epopesë së Dukagjinit foli nga Gllogjani për nevojen e lidhjes së fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj tha se kufiri i Kosovës me Serbinë është “edhe kufi me Rusinë”.
“Nuk jam prej atyre që servilosem për interesa të vogla, por jam prej atyre që e dua kombin tim, për të cilin kam dashtë me vdekë, por kanë vdekë tjerë në vendin tim – vëllezër e shokë”, tha ish-komandanti i UÇK-së.
“Dhe në këtë ditë, ashtu siç them rroftë kombi shqiptar, them rroftë Amerika, rroftë NATO! Rroftë Amerika, se kufiri ynë me Serbinë është edhe kufi me Rusinë. Ata që s’e marrin vesh, për fat të keq edhe njëherë po ia bëjnë argatin dreqit”, shtoi Haradinaj.
“Ne duhet me u lidhë fort me Amerikën – kanë thënë edhe tjerët para meje, udhëheqës politikë e ushtarakë”, theksoi ai.