Bora lë pa energji elektrike Junikun, reagon komuna: Përgjegjësi për këtë dështim është KEDS

Komuna e Junikut ka njoftuar se që nga ora 01:00 e natës janë pa energji elektrike, kjo si shkak i reshjeve të borës në këtë zonë.

Në njoftimin e komunës kanë njoftuar se kanë kërkuar veprime nga ana e KEDS-it, duke shtuar se edhe nëse një erë e lehtë frynë në këtë zonë, ndalet energjie elektrike.

“Reshjet e mbrëmshme të borës në zonën e Junikut e kanë sjellë terr për territorin e Junikut. Edhe pse komuna ka kërkuar veprime nga ana e KEDS, territori i komunës së Junikut është në terr nga ora 01:00 e natës e kësaj të Shtune. Ne jemi dëshmitarë se në kohët e fundit, nëse fryn një erë e lehtë, furnizimi me energji ndalet, nëse bie shi furnizimi me energji ndalet, nëse bie borë furnizimi me energji ndalet.” – thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *