Këta janë dy personat që u arrestuan për rëninen e kulmit në objektin e Komunës së Prishtinës

Prokuroria e Shtetit ka ndaluar dy persona në lidhje me rënien e çatisë në Komunën e Prishtinës, nga ku u lënda një qytetare, e cila gjendet ende në gjendje të rëndë në kujdes mjekësor.

Prokuroria ka njoftuar se njëri nga të ndaluarit është zyrtar i Komunës së Prishtinës, ndërsa tjetri përgjegjës i Kompanisë punuese.

Ky i fundit Behxhet Baftjaraj, personi përgjegjës i kompanisë ndërtuese  “NBT-ING” dhe tjetri është zyrtari i Komunës së Prishtinës, Ylber Jashari.

Pronar i kësaj kompanie tash figuron Behxhet Baftjaraj, por ajo në të kaluarën ishte udhëhequr nga Tahir Sopa, i arrestuar me akuzat për mashtrim, falsifikim, dhe keqpërdorim në prokurim publik, shkruan Gazeta Neutral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *