Në Klinikën Universitare për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv në Shkup, ka ndërruar jetë njëri nga vëllezërit nga fshati Gajre i Tetovës, që ishin plagosur me armë zjarri më 11 janar në ambientet e Spitalit Klinik të Tetovës.
Nga Klinika Universitare kanë konfirmuar se ka ndërruar jetë 41-vjeçari A.M. Gjatë të shtënave më armë zjarri më 11 janar në Spitalin Klinik të Tetovës u plagos edhe vëllai tjetër, 36-vjecari Z.M., i cili gjithashtu gjendet për mjekim në këtë klinikë, shkruan Gazeta Neutral.
Të dy, atë ditë, u transferuan në spitalin e Shkupit. Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftoi se që më 11 janar rreth orës 23.00 kishte privuar nga liria katër persona, ndërsa një tjetër është në kërkim