Abdixhiku: Pushteti dhe “Fronti i bashkuar opozitar” po merren me mua, ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të AAK-së, Bekë Berisha i cili drejtoi kritika ndaj Abdixhikut dhe liderit të PDK-së Memli Krasnqi, duke thënë se opozita është në problem me të dy pasi që sipas Berishës kanë problelme brenda partiake.

Adixhiku iu është përgjigjur duke thënë se matjetet e fundit të bëra po ju japin frikë si e ka quajtur ai “fronit të bahskuar opozitar” (AAK-së dhe NISMA).

“Qenkan marrë sot me mua edhe nga pushteti edhe nga “fronti i bashkuar opozitar”. Shihni se kur është në pyetje LDK-ja, të dyja, se ç’na bëhen bashkë.Ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim të gjatë. Ndoshta matjet e bëra, këto pa propagandë, po u japin frikë në palcë.Rruga e Re është zgjidhja! As si këta e hiç se hiç si ata! Si LDK; forcë moderne e zhvillimeve të mëdha.Një që nuk merr 4 vjet kohë për gjysmë autostradë, e as nuk u falë ‘Bechtel-ve’ 54 milion euro dhuratë.”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *