Kryeministri Kurti, bashkë me kryetarin e Podujevës Shpejtim Bulliqin, dhe ministrat Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu, kanë shkuar për ngushëllime te familja e Lulzim Fejzullahut i cili u rrah për vdekje.
Përmes një njoftimi në Facebook Bulliqi ka theksuar se u ka shprehur mbështetje të plotë familjes Fejzullahu për tejkalimin e kësaj dhimbjeje.
“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ministrat Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sfeçla, deputetin Fitim Haziri, veprimtarin dhe ish-kryetarin e Komunës Ilaz Pireva, drejtorë komunal dhe zyrtarë të tjerë ishim për ngushëllime tek familja Fejzullahu për humbjen e familjarit të tyre Lulzimit, pak ditë më parë në vrasjen mizore që e tronditi gjithë shoqërinë. Ndamë dhimbjen me familjen dhe të afërmit, si dhe ju shprehëm mbështetjen tonë të plotë për tejkalimin e kësaj dhimbjeje që na pikëlloi thellësisht të gjithëve”, shkroi Bulliqi.
“Zoti ju dhashtë durim e forcë familjes! Urojmë që drejtësia ta thotë fjalën e saj në mënyrë meritore!”.