Flet daja i 18-vjeçarit që humbi jetën në spital pas sulmit të dhunshëm – “E kanë shkelur me kerr, e kanë shtypur.”

Ka ndërruar jetë i riu nga Podujeva, pasi u rrah brutalisht para disa ditësh në rrugën “Drenica” në Podujevë.

Bëhet fjalë për Lulzim Fejzullahun, 18-vjeçar. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët.

Ndërsa axha i të ndjerit e ka përshkruar të gjithë ngjarjen se si erdhi deri të ky rast tragjik.

Rrahim Fejzullahu ka treguar se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja, e cila përfundoi tragjikisht për familjen Fejzullahu.

“E kanë ndjek me kerr, e kanë shkel me kerr, e kanë shtyp, e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrëzuar Lulzimin, i kanë hip stupca bejsbolli, derisa sot në ora 15:20, ndërroi edhe jetë”, ka bërë të ditur Rrahim Fejzullahu.

Ai tutje tregon, se sipas informacioneve që i ka, e gjithë ngjarja nisi tek një beber.

“Aty i kanë shti fjalët. Jo s’po rruhesh para meje, jo kush je ti, jo kush jam une. Këtu ka ndodhë shkaku. Djali ka dalë, me shku prej shtëpisë. Në derë kah dalin janë rrok me krah. Këta e kanë përcjell me kerr, videot i ka policia”, ka bërë të ditur Fejzullahu.

Kujtojmë se ditë më parë Policia ka thënë se për këtë rast janë arrestuar dy persona, shkruan Gazeta Neutral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *