Opinionisti Arber Hajdari, nëpërmjet një postimi në Instagram disa momente më parë, ka ndarë një lajm shumë të gëzueshëm me ndjeksit e tij.
Ditën e djeshme, ai është bërë baba i një vajze.
Përkrahë fotografisë me të voglën e tij mbi duar ai shkruan:
“Të dashur miq!
Zoti na bekoi dje, duke më bëre mua baba dhe Vlerën, nënë të një vajze.
Për këtë, falenderojmë Zotin dhe i kërkojmë që vajza jonë, të ketë jetë të gjatë, shëndet e risk në jetë.
Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes.”