Nipi i “famshëm” i Besnik Bislimit u punësua jashtëligjshëm në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan

Gëzim Tosuni, nip i zv.kryeministrit Besnik Bislimi, është emër i njohur tashmë për publikun. Jo vetëm për lidhjen e tij të ngushtë familjare me Bislimin por edhe për shkeljet e vazhdueshme ndaj ligjit në emërimin e tij në pozita të larta publike, shkruan Gazeta Neutral.

Tosuni, në vitin 2021 ishte emëruar si anëtar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) dhe për më shumë se shtatë muaj kishte bërë shkelje të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, duke qenë paralelisht edhe anëtar në Këshillin Shtetëror për Njohje të Diplomave në NARIS/MASHT. Këtë e kishte konstatuar Agjencia Kundër Korrupsionit, institucion që ka obliguar Tosunin të dorëhiqet nga njëra pozitë. Për t’iu shmangur konfliktit të interesit, Tosuni kishte dhënë dorëheqje nga Këshilli për Njohjen e Diplomave, një organ brenda Ministrisë së Arsimit në të cilin e kishte ushtruar rolin e anëtarit.

Tosuni ishte propozuar për anëtarë të KShC-së nga ana e Qeverisë, pjesë e së cilës është edhe daja i tij, Besnik Bislimi.

Emërimi i Tosunit në mënyrë të jashtëligjshme i Tosunit në Universitetin publik “Kadri Zeka” në Gjilan

Sipas burimeve të Gazetës Neutral, Tosuni në aplikimin e tij për titullin profesor i Asociuar ka shkelur disa rregulla.

“Ne Referatin e hartuar kunderkandidatit tim i cili kandidon per titullin Profesor I Asocu ar l listohen 4 punIme shkencore, te cilat bazuar ne dokumentet e siperpermenduara rezultojne te mos permbushin kriteret e paracaktuara per zgjedhjen ne kete pozite. Ne punimin nr 3 te Tabeles 5 Komisioni Iiston punimin si punim I pranuar ne SCOPUS. Sipas Nenit 10 Paragrafi 6. te Rregullores per procedurat e perzgjedhjes lidhur me emerimin, riem erimin dhe avancimm e personelit akademik ne Universitetin Publik “Kadri Zeka” Gjilan, thuhet si vijon:

“Gjate vleresimit te kandidatit mund te pranohen edhe punimet, per te cilat ka konfirmim nga revistat
perkatese se jane te pranuara (accepted} per t’u publikuar, ne rast se nuk ka kandidate te tjere qe
plotesojne kushtet tjera dhe tashme kane numrin perkates te punimeve te publikuara”.

Punimi rezulton te jete pranuar me date 03.10.2023 dhe publikuar me date 05.10.2023, ndersa afati 1
pranimit te dokumenteve te ketij konkursi ka qene nga data 14.09.2023 deri me daten 28.09.2023 ora 16:00.

Si shihet nga rregullorja ne fuqi ky punim nuk mund te pranohet dhe si I tille mbetet i pavlefshem dhe nuk mund te perdoret per avancimin e kandidatit ne fjale”, thotç ky burim në ankesën drejtuar institucioneve.

Ndryshe, në vitin 2016, ai ishte gjetur në konflikt interesi nga Agjencia Kundër Korrupsion. Ky institucion kishte vlerësuar se Tosuni përveç që mbante pozitën e Dekanit të Fakultetit Ekonomik në Gjilan, figuronte si person i autorizuar në dy biznese private.

Sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, kjo situatë paraqet konflikt interesi dhe mos pajtueshmëri në ushtrimin e funksionit publik. Pasi AKK-ja kishte hapur rastin ndaj tij, Tosuni ishte detyruar të jap dorëheqje nga pozita e Dekanit të Fakultetit Ekonomik për të shmangur konfliktin e interesit.

Ndryshe, vite më parë, Gëzim Tosuni kishte paditur Universitetin e Gjilanit me kërkesë për kompensim në vlerë prej mbi 2 mijë eurove, për mos-avancimin akademik, pavarësisht prej rekomandimit të komisionit vlerësues për gradimin e tij.

Tosuni kishte paditur Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, duke kërkuar nga ky institucion që t’ia lidhë kontratën e punës në pozitën Profesor i Asociuar nga data 01.10.2019 e deri me datë 31.09.2023, sipas konkursit dhe rekomandimit të komisionit.

Mirëpo, në një vendim të nxjerrë më 15 janar të vitit 2022, gjykata e kishte hedhur poshtë padinë.

/GazetaNeutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *