Zbulohet përmendorja e Kurtit në fshatin Peran të Podujevës

Pas përurimit fshatarët që ishin mbledhur aty, ia morën valles me rastin e kësaj përmedore që prej sot ka zënë vend në fshatin e tyre, në dyert e oborrit të një mërgimtari që jeton në Spanjë.

Analisti politik Imer Mushkolaj ka publikuar një video të fshatarëve duke vallëzuar.

“Ngjarje emocionuese, historike. Në Peran zbulohet shtatorja e Albin Kurtit. Urime Peran, urime Podujevë, urime Kosovë”, ka shkruar Mushkolaj në përshkrimin e videos së publikuar.

Sabahudin Uka që ia ngriti përmendoren Albin Kurtin ka treguar edhe për idenë e tij të veçantë.

“Ideja na ka ardhur para tri viteve kur i ka fituar zgjedhjet e fundit. Nuk kemi ditur çka me bë, dhe na erdh ideja me bë një statujë para dyerve të oborrit. E,  konsideroj si lider për momentin është ma i forti i Kosovës, ma të fortë se ai nuk ka”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *