Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar ndaj vdekjes së 4-vjecares që dyshohet është neglizhuar nga stafi mjekësor.
Vitia bëri të ditur se secili përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Humbja e jetës së vajzës 4 vjeçare nga Gjakova na ka prekur të gjithëve.
Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike.
Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.
I bëj thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve!