Gazetari Valon Syla tha në Pressing në T7 se një pjese të diasporës “ju pengon pak zhvillimi i Kosovës”.
“Është një lloj xhelozie se shumicës në diasporë ju pengon pak edhe zhvillimi i Kosovës, e shohim pak edhe me xhelozi”, tha Syla në Pressing.
“Një djalë i hallës ose një djalë i axhës nëse e blen një kerr të mirë, pyetja e parë që ta bën ai i diasporës është e ku i morët paret ju, se kishe ju veç i keni vjedhë prej shtetit, se unë jam dalë jashtë. Jam hy në kredi, kom hjeke me pru këtë Audi Q5 a çfarë e ka pru dhe thotë bukën me vete e marrë në punë”, u shpreh ai.
Sipas tij, ka persona në diasporë që në esencë nuk e kuptojnë mirë Kosovën.
“Ka shumë gjëra që në esencë kallxojnë që ata nuk e kuptojnë Kosovën mirë dhe profesionin që e kanë ata. Dmth është i nivelit tjerër edhe në Kosovë edhe në Gjermani, ata kurrë s’kan mujtë me bo këtë dallim ose s’kanë dashtë me pranu, disa e kanë pranu”.
“Dojnë me u bo bashkë me thanë që po e mbajna Kosovën e pa ta s’kemi të gjallë. Është e pavërtetë dhe një llaf palidhje që e ka instalu politika me jau marrë votat”, tha ai.