Dashi
21 mars – 19 prill
Njerëzit që kundërshtojnë mendimet tuaja dhe pengesat e papritura, do ta vonojnë përparimin tuaj. Në vend që të humbni kohë duke debatuar, mendoni për mënyrat se si mund t’i shmangni këto probleme. Disa mendime të zgjuara do t’ju ndihmojnë t’i kapërceni vështirësitë.
Demi
20 prill – 20 maj
Një koleg manipulues do të flasë shumë për mënyrën se si ka dalë nga obligimi për të kryer disa punë të vështira. Ai gjithashtu do të flasë se si ka marrë një ftesë për një organizatë ekskluzive. Popullariteti i njerëzve të tillë do të mahnit. Përfundimisht njerëzit do t’i shohin ata ashtu siç janë në të vërtetë
Binjakët
21 maj – 20 qershor
Sa më shumë të mendoni për gjërat që duhet të bëni këtë javë, aq më e padurueshme mund të duket ideja. Është njësoj si të shkosh te dentisti, ankthi të shtyn të mendosh t’i shmangësh disa takime. Për hir të shëndetit tuaj ose reputacionit tuaj profesional, do të ishte më mirë të përfundoni vetëm disa detyra të pakëndshme.
Gaforrja
21 qershor – 22 korrik
Ju keni dëgjuar idetë dhe këshillat që kanë njerëzit e tjerë, por po frenoheni të tregoni edhe idetë tuaja. Shkëmbimi i ideve do të përmirësojë punën në grup dhe do të gjenerojë zgjidhje inovative. Lërini njerëzit të hyjnë në mendjen tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë gjithashtu të kuptoni planet e paqarta që tani po marrin formë në mendjen tuaj.
Luani
23 korrik – 22 gush
Një bisedë frymëzuese me partnerin tuaj ju bën të sigurt se ai ju kupton dhe mbështet synimet tuaja afatgjata. Jeni beqare? Pranoni një ftesë për një mbledhje magjepsëse. Do të takoni dikë që ka dashurinë për teatrin dhe artin, njëjtë sikur ju.
Virgjëresha
23 gusht – 22 shtator
Dikush që ju frymëzon gjithmonë do t’ju paraqesë një sfidë të re. Edhe pse do të dëshironit ta pranonit atë, mund t’ju duhet ta refuzoni me ngurrim. Marrja e më shumë angazhimeve, kur tashmë keni mjaftueshëm, do ta rëndojë shëndetin tuaj
Peshorja
23 shtator – 22 tetor
Organizimet e udhëtimeve s’janë ideale. Tarifat shtesë, vonesat e transportit dhe prishjet e kompjuterit do të shkaktojnë kërdi në planet tuaja. Qëndrimi në vende të njohura do të ishte zgjedhja juaj e parë, por ju pritet të jeni diku tjetër dhe nuk mund të dilni nga ky angazhim.
Akrepi
23 tetor – 21 nëntor
Mendimet tuaja po shkojnë drejt vendeve ku s’do të donit të shkonin. Ju duhet t’i largoni shqetësimet dhe ankthet. Aktivitetet në grup do të ndihmojnë të mos jeni të vetmuar. Kalimi i kohës me miqtë ju ndriçon shpirtin. Lidhuni me njerëzit në internet nëse nuk mund ta bëni këtë publikisht. Ju nuk dëshironi të jeni vetëm
Shigjetari
22 nëntor – 21 dhjetor
Planet për ditën do të riorganizohen për shkak se dikush me të cilin duhej të takoheshit, nuk mund t’ia dalë të vijë. Ky person do të kërkojë falje dhe meqenëse ju shpresonit të gjenit pak kohë për veten tuaj, gjithsesi kjo nuk do t’ju japë shumë arsye për t’u ankuar.
Bricjapi
22 dhjetor – 19 janar
Do të përfitoni nga një shtjellim më i kujdesshëm i gjërave. Nëse ju jepet mundësia të punoni në prapaskenë, kjo do t’ju mundësojë të mendoni më shumë, dhe shumë shpejt një ide jo aq e paqartë do të bëhet krejtësisht e qartë.
Ujori
janar 20 – 18 shkurt
Nga ju pritet ta realizoni një projekt të rëndësishëm, por është e paqartë se si duhet ta bëni këtë. Njerëzit me të cilët po punoni janë po aq të hutuar sa edhe ju, për mënyrën se si ta vazhdoni punën. Dikush që mund të ndihmojë bie në sy për shkak të mungesës. Mund të bëni më të mirën vetëm me informacionin e vogël që keni në dispozicion.
Peshqit
19 shkurt – 20 mars
Një mik që jeton me një varësi do të kërkojë ndihmë. Pavarësisht se sa të mira janë qëllimet tuaja dhe sa shumë dëshironi të jeni pranë tij, gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i rekomandoni një program rikuperimi. Ai ka nevojë për trajtim profesional.