Skuadra e Rapid Bucurestit arriti fitore mbrëmë ndaj UTA Arad me rezultatin 4:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të.
Dy gola në këtë takim i shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, shkruan Indeksonline
Rrahmani pas ndeshjes foli për “DigiSport” dhe tregoi se së bashku me skuadrën synojnë titullin kampion këtë sezon.
“Shpresoj të shënoj më shumë gola. Unë dua që ne të fitojmë titullin kampion. Do shohim nëse mund të shënoj 20 gola apo jo.
“Kur realizuan golin për 2:0 u qetësuam shumë. Pastaj ata bën gabime dhe ne shënuam sërish. Është e rëndësishme të luftojmë deri në fund.
“Tifozët po na ndihmojnë shumë. Ata janë lojtari i 12-të për ne” u shpreh Rrahmani pas ndeshjes
Futbollsiti kosovar gjatë këtij sezoni me fanellën e Rapidi Bucurestit ka shënuar 11 gola.
Kujtojmë që skuadra ku momentalisht luajnë shqiptarët, si: Rrahmani, Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi janë në pozitën e 2-të me 51 pikë, 7 më pak se lideri FCSB (58).