Një grabitje e armatosur si në filma ka ndodhur pasditen e sotme në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, ku ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe hajnave dhe për pasojë zyrtari policor, Avdullah Hoxha ka mbetur i plagosur.
Përveç tij, edhe një polic ka mbetur i lënduar teksa po intervenonte bashkë me kolegët e tij në këtë rast, por nuk ka pësuar plagë nga plumbat. Gjendja shëndetësore e tyre është stabile dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa katër të dyshuarit, që akoma s’janë identifikuar kanë arritur të arratisen nga vendi i ngjarjes, me një veturë me targa të vjedhura të rajonit të Prishtinës “01”.
Policia ka dalë me njoftim të ri lidhur me këtë rast, ku thuhet se të dyshuarit derisa po iknin, kanë vendosur pengesa të ndryshme, në mënyrë që t’ua pamundësojnë zyrtarëve policorë që t’i kapnin.
Njoftimi i plotë:
Sot me datë 22.11.2023 rreth orës 15:45 policia është njoftuar për një rast “Grabitje e armatosur”, që ishtë në zhvillim e sipër në një argjentari , në rrugën Brigada 123, në Suharekë.
Policia me të marr informatën, konkretishtë patrulla më e afërt është nisur në atë drejtim, policia ka mbërri shumë shpejt dhe grabitësit i ka hasur në vendin e ngjarjes.