Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vesa Vllasaliu së fundmi ka publikuar në InstaStory disa mesazhe ofenduese të tezes së banores së shtëpisë së famshme, Santiana Maloku.
TikToker-ja ndau me ndjekësit disa foto të mesazheve që i kishte dërguara një grua, për të cilën Vesa tha se është tezja e Santianës.
Ajo e kishte ofenduar dhe ishte shprehur shumë e zhgënjyer nga Vesa.
“Vesa më ke pëlqyer në ‘BBVK’ më je dukur e mirë por ti qenke jo naive por paske shkuar atje vetëm për të treguar se çfarë të ka bërë shoqja, ti qenke një idiote. Si kanë shkruar në komente mirë për ty? Ti përveç thashethemeve asgjë tjetër nuk dije të bëje.”- ka shkruar tezja e Santianës.
Ndërkohë Vesa pas mesazheve ka publikuar një foto me familjen e saj teksa krahas ka shkruar: “Faleminderit që nuk jeni aq budallenj si njerëzit e tjerë që ju shkruajnë banorëve.”