Mot i ndryshueshëm pritet të mbajë sot në vend, sa me vransira e sa me intervale me diell, sipas “Mendimi për motin”.
Orëve të pasdites priten edhe zhvillime të rrebesheve të shkurta shiu, me ndonjë bubullimë, kryesisht përreth viseve malore.
Temperaturat minimale zbresin në 5C e 7C, ndërsa gjatë ditës maksimalet shkojnë deri në 14C e 16C.
Ndërkohë, pritet rritje e temperaturave gjatë ditës së diele.
“Intervale më të gjata me diell pritet të kemi ditën e diel, me një rritje të temperaturave deri në 15C e 17C. Nga dita e hënë shtim i vransirave, e të martën priten edhe të reshura shiu kohëpaskohe. Temperaturat zbresin edhe në 10C.
Me qetësimin e erërave në fundjavë, ndotësit ajror mund të mbesin me koncentrime më të rritura pranë sipërfaqes, kryesisht orëve të mbrëmjes ku indeksi mund të kaloj edhe në vlera të dobëta, derisa gjatë ditës indeksi qëndron kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira”, thuhet në njoftim.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmendimipermotin%2Fvideos%2F430240139427219%2F&show_text=false&width=560&t=0
Edhe në pjesën e dytë të javës ka mundësi për reshje shiu.
“Mundësi për të reshura shiu, në bazë të trendeve të fundit, paraqiten edhe përgjatë pjesë së dytë të javës vijuese. Temperaturat zbresin më përreth vlerave mesatare deri në 10C e 12C, ato maksimale, e minimalet mbesin në vlera pozitive, në 3C e 4C. Edhe në javën e dytë të marsit, pas datës 11, duket mot paksa i ndryshueshëm, me më shumë vransira, ku nuk mungojnë kushte për të reshura shiu, sidomos në pjesën e dytë. Temperaturat në një trend të rritjes deri në 13C e 14C, maksimalet, e minimalet mbesin në 3C e 5C”, thuhet tutje në njoftim.