Konjufca: Faleminderit dëshmorëve, martirëve e ndërkombëtarëve që na ndihmuan të lindë Republika e Kosovës

Pak më parë para objektit të Qeverisë së Kosovës është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës me rastin e 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ceremoni kjo në të cilën kanë marrë pjesë Presidentja Vjosa Osmani, Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti, raporton Gazeta Sinjali.

Pas kësaj ceremonie, Konjufca shprehi rëndësinë e ditës së 17 të muajit shkurt, teksa adresoi falënderime për dëshmorët e martirët e kombit.

I pari i Kuvendit po ashtu mirënjohje e falënderime pati edhe për ndërkombëtarët, për të cilët tha se e ndihmuan Kosovën në lindjen e saj si Republikë.

“Sot është dita e Pavarësisë, dita më e rëndësishme e shtetit tonë. Pikërisht 16 vite më parë lindi Republika e Kosovës. Sot është ditë jo vetëm e festimit, por edhe e reflektimit, falënderimit e mirënjohjeve. Falënderimi i parë shkon për ata dëshmorë e martirë që e dhanë jetën për liri e pavarësi të shtetit tonë, dhe për të gjithë ata veprimtarë e aktivistë politikë të cilët nuk kursyen asgjë që shteti jonë të krijohet. Pa dyshim edhe miqtë tanë ndërkombëtar të cilët na ndihmuan  që të lindë Republika e Kosovës, prandaj gëzuar të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, gëzuar për këtë ditë të rëndësishme”, u shpreh Konjufca para mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *