Një nga futbollistet më të njohura në botë, Alisha Lehmann, në një intervistë për kanalin zviceran në YouTube, Shirin Devin, zbuloi se fitimet dhe famën e madhe ia detyron rrjeteve sociale, nga të cilat është e varur, ndryshe nga futbollistët meshkuj të cilët kanë paga shumë më të larta.
Ajo ka thënë se përmes sponsorëve merr rreth 260 mijë euro për çdo foto të publikuar, ndërsa e pyetur se kush është personi më i njohur që e ka kontaktuar, ajo është përgjigjur: “Drake. Më ka dërguar një mesazh një ditë më parë dhe më ka kërkuar fanellën”.
Pas kësaj, ajo tha gjithashtu se një “yll me famë botërore” e ka kontaktuar dhe i ka ofruar njëqind mijë euro për një natë.
Ajo e refuzoi e u mërzit dhe në bisedë tha se ishte një ofertë turpësisht e ulët.
“Nuk do të tregoj se kush është, por ai është pak budalla. Unë i kam ato mesazhe në celular, por nuk i jam përgjigjur. Nuk jemi takuar asnjëherë, kemi qenë në të njëjtin event”, tha ajo.
Lehmann është një anësore 27-vjeçare. Ajo luan për Aston Villan angleze dhe kombëtaren e Zvicrës dhe ndiqet nga mbi 15 milionë njerëz në Instagram.
Alisha e deklaron veten biseksuale, ndaj për një kohë u takua me shoqen e skuadrës, Ramona Bachman si dhe me futbollistin e Aston Villa, Douglas Luiz.