Ekskluzive: Mësohet arsyeja e ofrimit të sigurisë ndaj Krasniqit dhe Abdixhikut, përfshihet BIA serbe?

Kërcënimet e shumta të grupeve terroriste serbe ndaj politikanëve shqiptarë në Prishtinë, pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, kanë shtyrë Policinë e Kosovës që të angazhojnë mbrojtje të afërt policore për kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dhe politikanë tjerë të subjekteve politike parlamentare, shkruan Gazeta Neutral.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdhixhiku kanë qenë target i grupeve të dyshuara terroriste nga Serbia, andaj Policia ka vendosur të shtoj mbrojtjen e afërt.

Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se arsyeja e ofrimit të mbrojtjes së afërt ndaj Krasniqit dhe Abdixhikut vjen si pasojë e enkernimit nga BIA Serbe.

/GazetaNeutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *