Ekskluzive, audio-incizimi: Ky është togeri i NjRSH-së që tentoi t’i frikësojë policët të mos dalin në protestë

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës e njohur si FIT sot kishte paralajmëruar protestë proteston sërish në shenjë pakënaqësie lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera. Megjithatë, rreth dy orë para se të nis protesta, përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se është pezulluar, shkruan Gazeta Neutral.

Pezullimi sipas njoftimit të lëshuar nga PK-së ndodhi pas disa takimeve që drejtori, Gazmend Hoxha ka pasur me menaxhmentin, përkatësisht se kryeministri Kurti ka premtuar se do t’i takojë përfaqësuesit e njësive speciale vet, për t’iu bërë zgjidhje.

Megjithatë, arsyeja vërtetë e pezullimit të protestës dyshohet të jetë krejt tjetër. Për ta ndaluar këtë protestë, siç duket u angazhuan “i madh e i vogël” brenda insitucionit më të rëndësishmë të vendit, siç është Policia.

Gazeta Neutral nga burimet anonime pranë redaksisë, bëjnë të ditur se audio-incizimi i publikuar nga Insajderi ku dëgjohet një epror duke biseduar me policët derisa aludohet se bëhet fjalë për NJSI-në, në fakt situata del të jetë krejt tjetër.

Sipas burimeve të Gazetës Neutral, audio-incizimi ështe realizuar nga një pjesëtarë i Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NjRSH), e që del të jetë hiç më pak e hiç më shumë se Togeri Gani Obrazhda, Komandant i NJRSH-së.

Sipas po këtyre burimeve, komunikimi i Obrazhdës është bërë me qëllim të fikësimit të njësive të tjera të NJSO-së dhe NjRSH-së. Po ashtu, mendohet se ka tendencë për të ndikuar tek pjesëtarët e NJSI-së nga akterë të tjerë të përfshirë në krijimin e kësaj situate kaotike.

Duke u bazuar në ligjin për Policinë, zyrtarët policor kanë të drejtën e mbajtjes së protestës por jo edhe të hyjnë në grevë. Ndërsa, e drejta e tyre për protestë po del se po tentohet të shkelet nga brenda institucioni që thirret në mbrojtje të ligjit.

Se a është e ligjshme që pjesëtarët e njësive të shantazhohen dhe të frikësohen, kjo mbetet të shihet edhe nga hapat që Inspektorati Policor i Kosovës pritet t’i marr.

/GazetaNeutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *