Gjatë ditës së premte janë arrestur dy vajza në fshatin Penuhë të Podujevës, pasi dyshohen për sulm ndaj personit zyrtar.
Sic bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pasi që të dyshuarat iu eshtë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik, shkruan Neutral.al.
Dhe si shenjë pakënaqësie kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
“Fsh. Penuhë, Podujevë 20.10.2023-12:20. Janë arrestuar dy (2) të dyshuara femra kosovare pasi të njëjtat në shenjë pakënaqësie me shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë”, thuhet në raportin policor.
Si pasojë e sulmit bëhet e ditur se njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Neutral.al/