Major Amir Gërguri emërohet drejtor i Divizionit të Njësive Speciale

Major Amir Gërguri emërohet drejtor i Divizionit të Njësive Speciale

Major Amir Gerguri ka marrë udhëheqjen e Divizionit të Njësive Speciale, zëvendësuar Kolonel Neshat Flugajn.

Me datë 6 shkurt të këtij viti, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka ngritur në pozitën e Major Amir Gergurin, duke drejtuar tani Drejtorin e Divizionit të Njësive Speciale.

Në këtë pozitë ishte Kolonel Neshat Flugajn, i cili ka shërbyer në këtë detyrë për më shumë se 10 vjet.

Kolonel Neshat Flugaj është transferuar në rolin e Drejtorit të Divizionit të Sigurimit të Objekteve, duke vazhduar kontributin e tij në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të objekteve të rëndësishme, kështu ka raportuar duke i siguruar dokumentet mediumi Periskopi.

Major Amir Gerguri, në pozitën e re si Drejtor i Divizionit të Njësive Speciale, do të udhëheq një ekip të përbërë nga Njësia Speciale Operative (NjSO), Njësia e Trajnimit dhe Misioneve të Jashtme (NjTME), si dhe ekipi K9.

Pjesëtarët e këtyre njësive do të marrin një pagesë rrezikshmërie prej 120 euro, ndërsa Major Amir Gerguri do të kompensohet me një tarifë prej 150 euro për rrezikshmëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *