Zvonko Veselinoviq njihet si një nga miqtë dhe ortakët më të afërt të kryekriminelit Milan Radoiçiq.
E ngjashëm si Milani, edhe Zvonko, ka pasur punë me institucionet e drejtësisë në Beograd.
Siç raporton Nova, Veselinoviq është intervistuar pasi atij i është përmendur emri si i dyshuar se ka dhënë 1 milionë euro për dy vrasje.
Inspektori Sllobodan Milenkoviq dëshmoi duke thënë se Veselinoviq “ka siguruar një milion euro për dy vrasje”.
Sipas tij, Veselinoviq ka siguruar gjysmë milioni për vrasjen e tij dhe gjysmë milioni për vrasjen e inspektorit Dushan Mitiq.
Veselinoviq ka paraqitur një kallëzim penal kundër Milenkoviqit për kallëzim të rremë dhe shpifje, sepse ai beson se “ai dhe familja e tij janë të rrezikuar nga këto pretendime të rreme”.
“Sipas informacioneve të marra sot, tashmë janë paguar 500 mijë euro për likuidimin e inspektorit Milenkoviq dhe po aq dyshohet se është paguar edhe për likuidimin e inspektorit Mitiq. Milenkoviq do t’i informojë autoritetet për informacionin e ri, si dhe për emrin e personit që ka paguar për likuidimin, por edhe për dyshimin me urdhër të kujt është paguar. Është e nevojshme që policia dhe prokuroria të ndalojnë menjëherë lojërat politike të së drejtës për jetë dhe të gjitha resurset e tyre t’i vënë në funksion të parandalimit të së keqes”, njoftojnë nga zyra e avokatisë së inspektorit që akuzoi Veselinoviqin.