Ky është personi që u gjet i vdekur në trotuar

Një person është gjetur pa shenja jete sot në trotuar në fshatin Terpezë të Malishevës.

Sipas faqes së këtij fshati bëhet fjalë për Hysen Krasniqin.

Në njoftim thuhet se i ndjeri kishte talent të madh në pikturë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 07:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në trotuar, afër rrugës në fshatin Terpezë-Malishevë”, ka thënë Elezaj.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes’. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha Elezaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *