Dikur ishin kryefjala e sportit vendor dhe secili i solli medalje Kosovës të cilat i hapën rrugë vendit drejt përforcimit të sportit në arenën ndërkombëtare, shkruan Gazeta Neutral.
Bëhet fjalë për figurat e shquara portierin më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave Esat Mehmetin, pastaj Mehmet Bugujevci kampion i boksit botëror dhe ish kapiten i ish-Jogusllavisë si dhe Erdogan Celina qëndermbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave, përfaqësues i reprezentacionit të parë të Kosovës.
Mehmeti, Bogujevci e Celina së fundmi janë bërë bashkë duke shijuar një ndejë duke kujtuar kohërat e arta.
“Kaluan më shumë se 55 vite kur ,sporti na bashkoi e kurrë dhe asnjëherë deri sot nuk u ndam. Kampioni -Mehmet Bogujevci , qendermbrojtësi legjendar – Erdogan Celina edhe un – Esat Mehmeti . Ju përshëndesim ngrohtësisht”, ka shkruar Mehmeti përbri fotografisë.