“Jo Zajednicë po Dërrzhavë serbe”- Kurti kritikohet keq për Asociacionin nga njeriu që dikur e kishte zëvendësministër

Jusuf Thaçi, ish-zëvendësministër në Qeverinë Kurti I, e ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në raport me draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Thaçi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se nëse draft-statuti i publikuar nga ish-kryesinpektori i AKI-së, Burim Ramadani, atëherë nuk mund të quhet “Zajednicë” por “Dërrzhavë (shtet) serbe”, shkruan Gazeta Insajderi.

“Nëse draft-statuti i Asociacionit i publikuar nga z. Ramadani është i vërtetë, atëherë ky entitet më nuk mund të quhet Zajdenicë, por Dërrzhavë serbe brenda Kosovës. Uroj e shpresoj që diçka e tillë nuk do të pranohet assesi nga qeveria e Kosovës!”, ka deklaruar ai.

“Loja e qeverisë duke e pranuar në parim Zajednicën, me shpresën se Serbia nuk e pranon dhe prandaj dështon zbatimi i saj, është lojë infantile dhe e rrezikshme. Kur shteti pranon diçka, ajo bëhet detyrim ndërkombëtar për shtetin, pavarësisht veprimeve të palëve të tjera. Për pasojë, shteti vihet nën sanksione dhe nën presione ndërkombëtare nëse diçka e pranuar nuk zbatohet”, ka thënë më tej Thaçi.

“Jo Dërrzhavë serbe brenda Kosovës”, përfundon postimi i tij. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *