Sot në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut do të votohet për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë, raporton Sinjali.
Në listën votuese janë 46 mijë e 556 qytetarë ose 1 mijë e 461 më shumë në krahasim me zgjedhjet e 23 prillit 2023.
Qendrat e votimit në Leposaviq janë hapur në orën 07:00.
Materiali zgjedhor është dërguar në qendrën e votimit në objektin e komunës, ku ka edhe njësi speciale të Policisë së Kosovës.