Policia e Kryeqytetit synohet të bëhet sivjet

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha foli në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për Policinë e Kryeqytetit, që synohet të bëhet këtë vit.

Hoxha tha se projekti ndërlidhet me strukturën e re të policisë, e në kuadër të saj do të ketë një drejtori të veçantë për kryeqytetin, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Drejtori i Policisë tha se kjo është e nevojshme për fakti se Prishtina si kryeqytet dhe si qytet është i ngarkuar me aktivitet kriminal.

“Projekti i ri ndërlidhet me strukturën e re të policisë që ne kemi aprovuar. Në kuadër të kësaj strukture, ne kemi parapa që ne të themelojmë një drejtori të veçantë të policisë për kryeqytetin e cila do të ketë një strukturë unike, drejtori i kësaj drejtori do t’i japë llogari drejtorit rajonal dhe zëvendësdrejtorit të drejtorisë rajonale.

Do të ketë një njësi të veçantë të trafikut, do të ketë një njësi të veçantë të reagimit të shpejtë ose njësi mbështetëse operacionale; do të ketë njësi unike të hetimeve për të gjitha tri stacionet policore të Prishtinës, do të ketë njësi të planifikimit, një zëdhënës dhe do të ketë kapacitete në mënyrë që t’u dalë ballë sfidave që i ka he dinamikë të madhe të zhvillimit dhe të frekuentimit të njerëzve. Kjo ka qenë perspektiva jonë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *