Kisha Ortodokse Shqiptare me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka shkëputur marëdhënjet me Kishën Ortodokse Serbe.
Në njoftimin e tyre thuhet që Kisha Shqiptare mallkon Kishën Serbe dhe udhëheqësin e saj.
Secilin klerik serb e shpall antifetar, dhe nuk e njehë Kishën Ortodokse Serbe si kishë paqësore.
Ata njoftuan se nuk do ti njohin as dokumentat e tyre.
Ndalimi i hyrjes së çdo prifti serb në kishën shqiptare.
Njoftimi i plotë:
Vendim Kanunor Kishtar!
Me vendim të Këshillit të Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare dhe me bekimin e kreut të Kishës sonë, zotit at Nikolla Xhufka, është vendosur:
1- Kisha jonë mallkon kishen serbe dhe kreun e saj, Patriarkun Profire.
2- Ndarja kanunore me çdo kishë serbe në Serbi ose në mbarë botën.
3- Shpalljen heretik të çdo kleriku serb.
4- Mosnjohjen e kishës serbe si kishë paqësore të krishterë.
5- Mosnjohjen e asnjë dokumenti që lëshohet nga kisha serbe (certifikata pagëzimi, kurorëzimi etj.)
6- Ndalimin e hyrjes se çdo prifti serb në kishën shqiptare.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.