Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Xhevat Dogani” në Drenas. Ngasësja është arrestuar.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se rasti ndodhi paraditen e sorme dhe se vdekjen është konstatuar në QKUK.
“Sot rreth orës 10:40 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Xhevat Dogani’ – Drenas ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, tha Ahmeti.
Ajo tha se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja e automjetit të përfshirë në aksident është arrestuar.