Gjenden mbetje mortore të një personi në lagjen Mati në Prishtinë

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se në Mat janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore të një individi, që mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.

“Krahas vazhdimit të gërmimeve në lokacionin në Bishtazhin edhe sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur,  Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, janë rikthyer edhe në lokacionin e varrezave në lagjen Mat/Matiqan, Prishtinë.

Pas disa orë gërmimeve, bazuar në informatat plotësuese, në lokacionin në Mat janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore (eshtrat) të një individi, që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Gërmimet e realizuara sot, janë vazhdimësi e gërmimeve të realizuara gjatë muajit Maj në këtë lokacion që po ashtu kishin rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një viktime të luftës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *