E rëndë: Një i vdekur e katër të lënduar nga aksidenti në Veternik

Një person ka vdekur e katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Rastin për Gazetën Neutral e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, një veturë e parkuar dhe dy të tjera që kanë qenë në lëvizje.

Ahmeti tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete  (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime  të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti për Neutral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *