Llapi nuk e llogarit Lirinë, e mposht me 9 lojtarë

Llapi ka shënuar fitore ndaj Lirisë me rezultat 2-0 në një ndeshje shumë interesante ku kishte gjithçka brenda saj dhe i takonte javës së nëntë të Superligës së Kosovës.

Liria e nisi më mirë lojë dhe shënoi një gol në minutën e tetë me Prins Tjiuezan, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Gjërat filluan të shkonin keq për Llapin kur në minutën e 25-të mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Besar Musolli u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Deri në fund të pjesës së parë nuk kishte gola, ndërsa Liria e nisi më mirë pjesën e dytë ku fituan penallti në minutën e 51-të.

Festim Alidema mori përsipër të gjuajë nga pika e bardhë, por Ilir Avdyli bëri një pritje të madhe për të mbajtur shifrat në 0-0.

Në minutën e 70-të gjërat u përkeqësuan edhe më shumë për Llapin, kur Ahmet Januzi sapo i inkuadruar në lojë u përjashtuar me karton të kuq nga gjyqtari Dardan Çaka.

Kur pritej që Liria me dy lojtarë më shumë në fushë të merrte fitore, Llapi ktheu gjithçka në të mirë të tyre.

Sulmuesi Muhamet Hyseni ka fituar penallti në minutën e 77-të dhe vetë gjuajti nga pika e bardhë për të shënuar për 1-0.

Dy minuta më pas Liria mbeti pa një lojtarë, kur Aprocius Megameno, në minutën e 79-të, doli nga loja pas dy kartonëve të verdhë.

Llapi mbylli dilemën e fituesit në minutën e 86-të, kur sapo i kthyer Valmir Veliu arriti të shënojë për 2-0.

Me këtë fitore Llapi kthehet lider përkohësisht me 19 pikë, ndërsa Liria është e parafundit me 6 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *