Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në autobus urban në Prishtinë

Një person ka vdekur në një autobus urban në Prishtinë, teksa Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00, në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekjen.Rasti ka ndodhë rreth orës 11:30, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, saktësisht në autobus ku një person është alivanosur”, tha Ahmeti.

Bëhet e ditur se viktima mashkull, menjëherë është dërguar në QKUK, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdejka e tij.

Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *