Vrasja e 18-vjeçarit: IPK nis hetimet ndaj policisë shkaku i raportimit se ai “u ther me thikë”

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetime lidhur me mënyrën e trajtimit të rastit nga ana e Policisë së Kosovës lidhur me vrasjen e 18 vjeçarit nga qyteti i Podujevës.

Nga IPK-ja thonë se janë duke grumbulluar raportet e provat për të shikuar nga fillimi trajtimin e rastit nga Policia në drejtim të zbardhjes së rastit që kishte ndodhur më 14 janar në Podujevë mes disa të rinjve.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju informojmë se lidhur me këtë rast Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim preliminar që përfshin prëveç tjerash edhe grumbullimin e informacioneve shtesë rreth veprimeve të policisë si dhe sigurimin e të gjitha shkresave lidhur  me këtë rast. Veprimet tjera do të ndërmerren varësisht nga të gjeturat e hetimit preliminar dhe autorizimeve ligjore të IPK-së”

Në raportin e datës 15 janar thuhet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit kanë therrur me thikë viktimën mashkull kosovar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit kanë therrur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK Prishtinë. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”- thuhet në raportin policor të 15 janarit 2024.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe QKUK lidhur me këtë rast.

Shaqir Uka, shefi i Intensives në QKUK e ka mohuar që viktima të jetë therur me thikë.

Ai në një deklaratë për lajmi.net ka thënë se viktima është pranuar në repartin e Intensives pas një intervenimi kirurgjik në emergjencë, dhe se sipas tij në asnjërin prej raporteve nuk evidentohet një shpuarje me thikë.

“18 vjeçari ka ardhur në repartin tonë pas intervenimit kirurgjik që e ka marrë në Emergjencë, dhe as në raportin tonë po as të Emergjencës nuk evidentohen shenja te shpuarjes me thikë. Në bazë të ngjarjes, 18 vjeçari ka vdekur prej plagëve të marra nga goditja në tru.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *