Edona James ‘godet’ me deklaratën: Lumbardhi nuk e ka këtë fitore prej publikut, por ia ka blerë babai i vet

Transgjinorja e famshme nga Suhareka, Edona James, ka dhënë intervistën e saj të parë pas finales së madhe të Big Brother VIP Kosova.

E ftuar në emisionin “Hallakamë”, Edona ka folur për herë të parë mbi fituesin e këtij edicioni, ish-futbollistin Lumbardh Salihu, duke ia quajtur fitoren të pamerituar.

“Unë besoj se Lumbardhi nuk e ka 100 për qind këtë fitore prej publikut, por ia ka blerë babai i vet. Edhe unë po t’i kisha futur 50 mijë euro vota, do ta kisha fituar”, u shpreh Edona.

Kështu ajo ka ngritur dyshimet mbi babanë e Lumit, ish-deputeti Salih Salihu, i cili ka lobuar mjaft shumë nëpër intervista që djali i tij të shpallet fitues.

“Unë po i shoh gjërat, po i shoh reagimet. Po i shoh videot se si krejt njerëzit janë bërë nervozë, dhe krejt po thonë ‘Ti ke qenë Big-i. Pa ty nuk kish qenë Big Brother kaq i madh’”, tha tutje James.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *