Arrestohet këngëtari i njohur, kjo është arsyeja

Këngëtari amerikan, Justin Timberlake është arrestuar. Ai akuzohet për drejtimin e veturës në gjendje të dehur në Long Island të Nju Jorkut.

Kështu i kanë thënë autoritetet agjencisë Associated Press. Timberlake pritet të gjykohet më vonë të martën në Sag Harbor, në skajin lindor të Long Island.

Zyrtari nuk mund t’i diskutonte publikisht detajet e hetimit në vazhdim dhe foli me AP-në në kushte anonimiteti. Përfaqësuesit e Timberlake nuk e kanë komentuar rastin deri më tani.

LOS ANGELES, CA – SEPTEMBER 17: Justin Timberlake attends the 70th Emmy Awards at Microsoft Theater on September 17, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Matt Winkelmeyer/Getty Images)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *