Vrasja dhe plagosjet e 4 gushtit në “Bon Vivant”, Prokuroria ka një thirrje për personat që kishin marrë lëndime

Prokuroria Themelore e Prishtinës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë pësuar lëndime trupore në incidentin që kishte ndodhur më 4 gusht në lokalin “Bon Vivant”, të paraqiten në Policinë e Kosovës.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se këtë duhet ta bëjnë në afat prej 15 ditësh, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes këtij njoftimi publik, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore (të dëmtuarve) në rastin e datës 4 gusht 2023, i cili rast ka ndodhur në lokalin “Bon Vivant”, të paraqiten në Policinë e Kosovës-Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë apo në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dhe atë brenda afatit prej 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit të këtij njoftimi në media dhe në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti në plotëni”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më 4 gusht të këtij viti, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” ishin plagosur 21 persona. Një prej tyre s’kishte arritur t’ju mbijetonte plagëve dhe kishte vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *