Stacioni numër 3 i Policisë së Kosovës, nga sot do të ketë komandant të ri.
Burimet e Gazetës Neutral, kanë bërë të ditur se kapiteni, Faton Shala është emëruar në krye të këtij stacioni.
Se kush është Faton Shala, Gazeta Neutral ju sjell biografinë e pjesshme të tij:
Faton Shala ka qenë drejtor në Sektorin e Hetimeve në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë më saktësisht të Stacionit Policor Qendra.
Më pas, Shala u sistemua në një pozitë tjetër, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës. Ai ishte emëruar si Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.