“Zgjedhje të parakohshme”, Uran Ismaili: PDK del shumë mirë, LVV-ja jashtëzakonisht dobët

Mendoj se ka me pas zgjedhje të parakohshme”, kështu deklaroi nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Uran Ismaili.

Ismajli tha se pritet që PDK-ja të dalë shumë mirë ndërsa LVV-ja jashtëzakonisht më dobët se çfarë presin.

“Unë mendoj se ka me pas zgjedhje të parakohshme, nuk do të shkojë mandati deri në fund. Edhe zoti Konjufca deklaroi se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe kjo tregon se edhe brenda ka pakënaqësi për mënyrën e qeverisjes, se nuk është problemi tek numrat se ata numrat i kanë. Pse ata po kërkojnë zgjedhje të parakohshme sepse edhe ata vetë e kuptojnë se nuk kanë suksese me të cilat munden t’iu thonë njerzve jemi në gjysëm të projektit dhe na duhet der në fund mandati”, tha ai në Blic Interview me Astrit Gashin,

Ne si PDK kemi me pas rezultat shumë më të mirë, ndërsa LVV-ja një rezultat jashtëzakonisht më të dobët se çka pret. Gara do të jetë shumë interesante” deklaroi Ismaili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *