Infermierët e QKUK-së në grevë nga kjo datë

Nga 26 shkurti, infermierët e QKUK-së do të fillojnë grevën. Kështu ka bërë të ditur Enlirat Duraku nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Duraku pohon se kanë marrë mbështetjen e shoqatës sindikale të QKUK-së në realizimin e kërkesave të infermierëve.

“Duke e respektuar mbeshtetjen e Shoqates Sindikale te QKUK-se me Kryetar Dr. Xhemajl Selmani dhe nenkryetari Agron Kryeziu si dhe te gjithe kryesine dhe Keshillin Drejtues te kesaj shoqate sindikale per mbeshtetjen e PROTESTE dhe kerkesave te infermiereve, do pres javen qe vie qe keto kerkesa te drejtohen nga kjo shoqate sindikale e QKUK-se, me çrast konsideroj qe e ka deshmu qe e meriton mbeshtetjen e secilit nga ne”.

“Ndersa ne rast se SHSKUK Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës dhe U.d. Drejtori i QKUK-se z. Osman Hajdari nuk reflekton ndaj ketyre kerkesave, zgjedhe qe mos t’i respektoj Ligjin e Pagave dhe Ligjin e Punes, ndersa poashtu si platforme komunikimi zgjedhe injorimin e kerkesave tona dhe te gjithe ne si komunitetet te cilat kerkojme vetemse te drejtat tona”, thotë Duraku.

“Me date 26/02/2025 duke filluar nga ora 12:00 do filoj greven deri ne realizim te kerkesave si ne vijim ; 1. Drejtoria e Infernierise ne QKUK, 2. Pagesa e shtesave te tregut dhe shtesave per nenpunes shendetesor ne sistemin publik shendetesor, respektivisht perfshirjen e komuniteteve tona ne Ligjin e Pagave, 3. Pagesen e punes gjate vikendeve, 4. Pagesen e punes gjate festave, 5. Pagesen e rrezikshmerise, 6. Pagesen e oreve shtese”, shkruan ai.

“Jane te mireseardhur te gjithe ata ata kolege qe kane guxim dhe qe ndajne te njejtin mendim me ne si infermier dhe shoqatat sindikale brenda QKUK-se te cilat realish kane guximin te na bashkangjiten ne greve, ndersa nuk pres qe OIK t’a mbeshtete greven fizikisht, mirepo vetem permes nje postimi ne rrjetin social i cili nuk ka asnje peshe sinjifikante apo edhe ndikim. Ne anen tjeter kemi Kushtetuten e Republikes se Kosoves e cila na jep te drejten t’i shprehim paknaqsite. Me kohe do njoftohen organet e rendit dhe punedhenesi per fillimin e greves”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *