Policia shqipton 44 gjoba ndaj shoferëve që kishin errësuar xhamat e automjeteve të tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar për ndërmarrjen e një sërë aktivitetesh duke shtuar kontrollin në identifikimin e kundërvajtësve në trafik, me theks të veçantë të atyre që janë hasur duke drejtuar automjetet e tyre në të cilat kanë të vendosura folie ose ndonjë material tjetër me qëllim të errësimit të xhamave në mjet.

Sipas policisë, në kuadër të këtyre aktiviteteve nga data 20.10.2023 deri me datën 22.10.2023 janë shqiptuar 44 gjoba për ngasësit e automjeteve të cilët kanë pasur xhamat e errësuar në automjetet e tyre.

“Drejtoria rajonale e Policisë Prizren do të vazhdoj me kontrolle në trafik duke mbajtur pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të zbatimit të ligjit në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor”, thuhet në komunikatën për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *