Gjatë një kontrolli në trafik në Kamenicë, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndalur një mjet motorik nën dyshimin se vozitësi ishte nën ndikimin e alkoolit.
Sipas njoftimit, të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.83 promilë.
Ndaj vozitësit i është shqiptuar gjoba në vlerë 200 euro, nga zyrtarët policorë, si dhe dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muaj.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë: 192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatën për media. /Neutral.al/