Lojtarit rus të Benficas i ndalohet hyrja në Kosovë

Ivan Chishkala, lojtarit rus të Benficas në futsall i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Kështu ka raportuar mediumi portugez, abola.pt.

Ivan Chishkala është jashtë Elite Raund të Ligës së Kampionëve. Anësori ndërkombëtar rus nuk ka marrë autorizim nga Kosova për të hyrë në vend.

Benfica është kundërshtar i FC Prishtina 01 në Elite Round që mbahet në kryeqendrën e Kosovës.

Mediumi portugez thekson se kjo është një humbje e madhe për ekipin e Mário Silva.

Ndeshja mes FC Prishtina 01 dhe Benficas luhet të shtunën nga ora 19:00 në Pallatinë e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Te ekipi i FC Prishtina 01 u shprehen optimist për Elite Round, duke synuar befasinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *