Krimet ekonomike në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës sot pasdite kanë arrestuar shtatë persona nën dyshimin për falsifikim të parave.
Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se është kapur një sasi e madhe e parave të falsifikuara metalike të monedhës 2 euro në vlerë rreth 80 mijë euro.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe disa persona nga Maqedonia e Veriut.
Ndryshe, nga janari deri në shtator të vitit 2023, në laboratorin e Agjencisë së Forenzikës u ekzaminuan mbi 35.000 monedha të falsifikuara dhe 2.209 kartëmonedha të falsifikuara.
Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ekspertët e forenzikës ekzaminuan 9.309 monedha të falsifikuara dhe 645 kartëmonedha.
Më të falsifikuarat, sipas tyre, janë monedha prej 2 eurosh dhe kartëmonedha prej 50 eurosh.
Me Kodin Penal të Kosovës, kushdo që prodhon, vë në qarkullim, transporton, pranon, përdor ose posedon para të falsifikuara, me qëllim që t’i vendosë në qarkullim si të vërteta, dënohet prej 1 deri në dhjetë vjet burgim.