Një banor i Lladroviqit të Malishevës, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer ndërsa po pastronte një fushë-arë.
Policia dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë reaguar duke e asgjësuar mjetin në mënyrë të kontrolluar.
Raporti:
GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
Lladroviq, Malishevë 24.02.2024-16:15. Ankuesikosovar ka raportuar se, derisa ishte duke pastruar një fushë-arë, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë asgjësuar mjetin e dyshuar-granatë dore në mënyrë të kontrolluar.